Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Mes dëborës

Manushaqe Hoxha Laçi-Mes dëborës

Seç na zuri kjo dëbora
Nëpër fusha duke shëtitur
Faqe skuqura porsi molla
Me trupin tim rrije ngjitur


Bora zbardhte me ngadalë
Male, kodra, fusha e brigje
Baluke derdhura mbi ballë
Prushi yt borën e shkrinte


Mbi flokun tënd të gjatë
Bora binte pa pushim
Tek prekja gushën e bardhë
Zemra rrihte me rrëmbim


Qerpikët e gjatë si hala pishe
Strehë mbi syrin e shkruar
Buzë e nxehtë akullin digjte
Flokë bore s’kishte qëndruar


Dora-dorën fort shtrëngonte
Syri-syrit ngulte vështrime
Bardhësi e borës vezullonte
Kur në bebëzën e zjarrtë binte

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT