Sonte
Syri sonte dashka syrin
Xixëllonjë plot shkëlqim
Do djeg malin, do djeg pyllin
Për të shuar mallin tim
Dora sonte dashka dorën
Përkëdheljen plot magji
Majë-maleve shkrin borën
Drit-magjepsja e syrit t’zi
Buza sonte dashka buzën
Mijëra puthje plot prushim
Zjarri për ty ka marrë udhën
Digjet me natën gjer n’agim
Zemra sonte dashka zemrën
Qē t’i falë pesëqind pranvera
Mos ma vrit vrullin, ndjenjën
Bëhu dritë e netëve t’errëta
Dua t’flej edhe t’zgjohem
Me gushën karafil t’bardhë
Të xhelozojë sonte hëna
Pranë meje dielli ka ardhë
Se për ty seç paskam etje
N’ kupë t’verës dua të t’pi
S’ma shuajnë lumenj e dete
Flakë-prushin që m’djeg n’gji
