Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-TË DUA ZESHKANE

Manushaqe Hoxha Laçi-TË DUA ZESHKANE

Floku yt mbi ballë
Porsi valëzim deti
Bukuroshe e rrallë
Syri në ty m’mbeti


Gjerdanin e bukur
Vendosur në gushë
Krah’lehtë si flutur
Lulëkuqe në fushë


Të ndriçon fytyra
Sa herë buzëqesh
Fustanet me ngjyra
Çdo mëngjes i vesh


Ta shikoj me ëndje
Syrin tënd t’shkruar
Për bukurinë tënde
Djegur, përvëluar


Buza jote e qeshur
Faqet ndezur prush
Diell shpirti veshur
T’adhuron gjithkush


Që kur t’kam parë
Nuk po gjej qetësi
Gjumin më ka marrë
Ujvara e flokut t’zi


Dua të të kem pranë
Çdo mbrëmje e agim
Zemrën për ta dhënë
Të bëhesh shpirti im


Eja vajzë zeshkane
Trëndafil me vesë
Për dashurinë tënde
Një jetë mund t’pres

  1. BJONDINËN DASHUROJ
    Gur më gur e preka malin
    Në çdo gjethe e lule lëndine
    Për syzezën më mori malli
    Gonxhen, aromë trëndeline

  2. Pyesja gjethen, gurin, flladin
    Hidhja shikimin në kodrina
    Kot u lodha kur mora malin
    Ku mund t’ishte bjondina?

  3. Vinte nata e zbardhte dita
    Nëpër shtigje e në zabele
    Po kërkoja dorën magjike
    T’më dhuronte përkëdhelje

  4. Hap pas hapi drejt qytetit
    Ku lulëzojnë veç luledele
    Seç ndriti rrezja e diellit
    Ishte vajza flokë kaçurrele

    Kërkoj syrin të shkrijë syrin
    Dora-dorën ngrohtë të prekë
    Shuhem e ndizem me yllin
    Bëhem zjarr, bëhem ortek

  5. Bëhem lumë, derdhem n’det
    E ujvarë ku degëzon Drini
    Bëhem lypës, bëhem mbret
    Për aromën tënde lule blini

  6. Bëhem valë që prek bregun
    E shkumë dallge shkumëzoj
    Bëhem hënë, ndiçoj shtegun
    Shkëmb bëhem kur dashuroj!
Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT