Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritManushaqe Ismailaj-Ti kush je..?!

Manushaqe Ismailaj-Ti kush je..?!

Ti kush je..?!

Ti kush je,
Që sjell furtun?
Ti kush je ,
Që sjell rrebesh?
Ti kush je?
Kush pra je?
Çfar kërkon?
Çfar dëshiron?
Një pikturë,
Një mendim,
A një varg?
Në je diell,
Fal pak ngrohtësi!
Në je hënë,
Ndriço vetveten!
Në je afërdita
Fal dashuri!
Trego pra,
Kush je ti?
Ti kush je,
Që shkakton tërmet?
Kush je ti
Që shpërthen vullkan ?
Kush je ti?
Gjeç belanë!
Në je yll na ndriço!
Në je ylber ngjyra na sjell!
Trego pra kush je ti?
Mos je gjë perëndi?
Të të lutem për njerëzin’!
Që në botë të mbretëroj ,
Vetëm paqe e lumturi!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT