Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Copëza lumturie..

Margarita Llapushi Zeneli-Copëza lumturie..

Copëza lumturie..

E takoj shpesh lumturinë time
e ndjej deri në të fundit thellësi të zemrës,
më shpon si shigjetë
tej për tej kraharorit,


Në kaltërsinë qiellore fluturoj
kur dashuria më përkëdhel,
me pupla pambuku më godet
e çelet si një zambak!


E gjej në gjëra të vogla lumturinë
në një cicërimë zogjsh,
tek sa puthen në degë
flladi nis këndon!


Dielli zjarr kur zhytet në det
valët dashurisht puthen me rrezet
rëra e nxehtë djeg prush trupin tim
përqafuar një çast gjej lumturinë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT