Dashuria…
Ajo s’erdhi me shikim të parë
në mes iu fut një shkuesi,
për të nisur një jetë të mbarë
të lindte e rritej si filiz i ri!
Erdhi ajo me këmbët në tokë
asgjë s’kërkoi ,veç dashuri,
ndër vite udhëtoi në shi e lot
më e fortë dilte nga çdo stuhi!
Nuk e njohu kurrë luksin
as aromën e pasurisë,
ushqehej me respekt
vishej me rrobat e thjeshtësisë!
Asnjëherë nuk humbi
kudo i gjendej fara,
kur dimërat e thanin
ajo çelte përsëri,nga e para!💞
