Më deh poezia, më mbush me fjalë,
Si verë më ngroh, dhe më bëhesh mall,
Në çdo varg të saj, gjej shteg e shpëtim
Si një lumë që rrjedh, i qetë pa mbarim!
Zemra është një gotë, që e pi çdo natë,
Dehur metaforat, rimat vijnë përqark,
Fjalët janë shishe, unë mbytem në to,
Mendimet e trishta, veç vera m’i ngroh!
Fjalët kur i pija mbushur gota plot,
Në grykë ngecte vargu,syri bëhej lot,
Më deh poezia, por s’më le mënjanë,
Derisa humbas, dhe, me ty gjendem pranë!
