Më përpijnë sytë e tu,
si dy humnera të pafund,
ku shpirti im rrëzohet pa kthim,
pa frikë, bluja e tyre më përkund !
Janë zjarr dhe akull në të njëjtën kohë,
më djegin, më ngrijnë, më lënë bosh,
Një det i trazuar ku mbytem lehtë,
një qiell i pafund, një ëndërr e vërtetë.
Në ta lexoj gjithë botën,
e botën e humbas në ta,
Fjalët janë të kota,
kur më përpijnë sytë e tu!
