Shkonim në shkollë me çantën prej lecke,
me baltë në këpucë e ëndrra me vete,
sytë na ndriçonin nga drita e shpirtit,
dhe jo nga ekranet, po nga dashuria e prindit.
Ndanim një copë bukë me shokun në oborr,
pinim vetëm ujë nuk njihnim alkol,
këndonim rrugëve derisa nata binte,
futeshim në shtëpi kur hëna mbi mal dilte.
Takoheshim pa orar, pa mesazhe, pa axhendë,
mblidheshim në shesh ,s’njihnim kafenenë
na mësonin sytë e babait, jo videot në rrjet,
për prind e të moshuar, kishim shumë respekt.
Librat i lexonim si thesare të çmuara,
nën një dritë të zbehtë, por me shpirt të gëzuar.
kishim pak, por na mjaftonte për zemrat e bashkuar,
kishim njeri-tjetrin dhe botën tonë në duar.
Një kohë që shkëlqente me thjeshtësi,
me zemër të pastër dhe kujtime plot dritë
nuk do të kthehet më – por jeton në përjetsi,
si një këngë e qetë, që kurrë s’fiket në shpirt!
