Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Zogjtë e fjalëve

Margarita Llapushi Zeneli-Zogjtë e fjalëve

Në folenë e zemrës ca gërma mbolla,
të çelnin sytha, siç çel një embrion.
Copëza shpirti ushqim u hodha,
ato u rritën, në një varg të gjatë, pa stacion.

Fjalët m’u bënë zogj me krahë të hapur,
fluturuan drejt ëndrrave të mia.
Në qiellin e shpirtit, të kaltër, të pastër,
u shtrinë si shina, frymonin nga dashuria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT