POEZISË
Luginës së poezisë, vargu penëartë,
zbret nëpër degë – rimash lozonjare,
trungu i saj, ndizet , digjet flakë,
fjalëzat degëholla, varur si ujëvare.
Tokën shkërmoq, si bukën e thekur
e rrënjët gudulis, nxjerr në dritë,
shpërndaj nëpër syth, muzën e etur,
zemër edhe shpirtë marrin poezitë.
Kështu, poezia merr dritë e jetë,
frutat e saj gjithë botën ushqejnë,
metaforë, krahasim apo epitet,
si farë e sinapit ato shëmbëllejnë.
