Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMARIA TERESA DE DONATO-NË TY LE TË BRAKTISEM...

MARIA TERESA DE DONATO-NË TY LE TË BRAKTISEM…

Në impulset e tua të dashurisë
le të braktisem
në përqafimin e trupave tanë
që njëri – tjetrin kërkojnë
si dallgët e detit në plazhin e tyre
dhe rrënjët e pemës së tokës së vet.

Le ta braktis veten në ty…
në oqeanin e ndjenjave tona
teksa duart e tua trupin tim kërkojnë
që turbulent dhe i butë të mirëpret
dhe duart e mia tek i yti
të pushtuar nga pasioni
së bashku me vibrimet e mia të lira
në hapësirën e pafund të universit tonë
të papërmbajtshëm të mbiquajtur Dashuri.
Le të braktisem në ty…
dëshirës tënde
aludim i rezistencës sime të dobët…
jehonës sime të frikës tënde
që në ajër zhduket…
Le ta braktis veten në ty…
tani dhe përgjithmonë.

Maria Teresa De Donato ka lindur në Romë të Italisë. Pasi studioi gjuhë të huaja dhe gazetari në Itali, Maria Teresa De Donato u shpërngul në SHBA, ku jeton për më shumë se 28 vjet dhe përfundoi studimet e saj për gazetari në Kolegjin Amerikan të Gazetarisë dhe më pas vazhdoi me nota të shkëlqyera Doktoraturën në Kërkimin Shkencor të Shëndetit Holistik në Kolegjin Global të Mjekësisë Natyrore. Maria Teresa Donato është shkrimtare eklektike, holistike dhe multidisiplinare. Ajo ka bashkëpunuar për shumë vite si gazetare e pavarur nëpër gazeta, platforma dhe me Sallone Kulturore Virtuale, në të cilën shkruan në gjuhët: italisht, anglisht dhe gjermanisht. Ajo është gjithashtu autore e botimeve të shumta, në të cilat përfshihen edhe dy romane. Librat e saj janë të disponueshme në të gjitha kanalet e shpërndarjes së Amazon, duke përfshirë gjithashtu edhe libraritë.

Përgatiti dhe përktheu: Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste, eseiste dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press dhe Kryeredaktore në Gazetën Një Dritare e Re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT