Wednesday, February 4, 2026
BallinaKulturëMarigona Hoti,një dizajnere,stiliste,jashtëzakonisht e suksesshme

Marigona Hoti,një dizajnere,stiliste,jashtëzakonisht e suksesshme

Marigona Hoti,vajza që me energjinë,vullnetin dhe kreativitetin e saj ka sjellë një shembull dhe mesazh tek të rinjët,se vetëm duke mos u dorëzuar arrinë padyshim deri tek suksesi.

Që nga shkolla fillore dhe e mesme ajo ka qenë pjesë e shumë organizimeve për komunitetin dhe shoqërinë.
Ka studiuar në Fakultetin e Arteve dhe ka diplomuar në Dizajn Mode.Në vazhdim të kësaj ka ndjekur studimet master në Menaxhment dhe Financa.
Marigona është angazhuar fuqishëm që kudo që paraqitet dhe që i jipet mundësia,të jetë sa më profesionale dhe të dëshmoj se gratë mund të jenë vlerë e shtuar për institucionin,por edhe për zhvillimet e gjithëmbarshme.

Që nga viti 2012 ajo është pjesë e Komunës së Malishevës,ku në shumë detyra që i janë besuar si zyrtare,ajo është munduar të jetë shembull i një vajze me integritet dhe profesionalizëm të lartë.

Prej vitit 2017 ajo paralelisht me angazhimin e saj në sektorin publik,ka themeluar edhe një biznes që ka për aktivitet dizajnin dhe prodhimin e veshjeve për gra.
Njëkohësisht direkt apo indirekt ka mbështetur shumë zonja punëtore,qe bashkarisht me pëkrahjen e Marigonës e kanë pasur më të lehtë,duke i tejkaluar sfidat me sukses.

Në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ajo është kandidate nga radhët e Nisma Socialdemokrate për deputete në Kuvendin e Republikës.

Ne besojmë dhe shpresojmë shumë që ajo edhe në Kuvendin e Kosovës,sikur në të gjitha detyrat që ka kryer më herët,do të jetë zëri i krejt atyre që fatkeqësisht për shumë arsye nuk dëgjohen.
Vlenë të cekët se në këtë listë të garës për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate,ajo garon me numrin 48.

Neve nuk na ngelet tjetër përveç të urojmë shëndet dhe suksese pafund për Marigonën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT