Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi -Ego

Marigona Kelmendi -Ego

Ai me pianon e tij
Sy e vesh partiturave
Preklave puqur gishtërinjsh
Unë me petlat e luleve
Me ngjyrat e jetës
Jehonë tingujsh
Gurgullimë përroi
Lumi e ujëvare
Sytë i ngul në ballin e tij
Mbushur pika djerse
Endem mendimesh
I thur lavde lojës virtuoze
Ti më je aromë dehëse
Frymë puhize ledhatuese
Që i dorëzohet etjes
Unë vazhdoj me rimat e qiellit
E ti në ekstazë
Ma mban gjallë shikimin
E dua publikun imagjinar
Ta ndaj përjetimin me të
Me bileta në dorë
Për lojën tënde timen
Dhe të ndalemi në fund
Secili në stacionin e tij
Duke zbritur në kor
Pas një fitoreje të madhe
Tingujsh e aromash

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT