Monday, February 9, 2026
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Gëzim

Marigona Kelmendi-Gëzim

Si të gjej pak kohë
Të nis nga fillimi
Të shfletoj ditët e humbura
T’i kthej si një orë të kurdisur
Të dëgjoj tik-takun
E alarmit
Se ke qenë
Babë
E të ma thuash të pathënën
Si atëbotë kur të qeshur të shihja
Të doja të adhuroja
Pangopshëm
T’i përpija ata dy sy
Që parë s’kam më të bukur
Jo kurrë babë beso
Ata sy që më deshën
Pafundësisht
Prindërisht
Do të gjej kohë
Të numeroj ditët
Muajt
U bënë vite pa ty
Ti Frymë universi
Që më fale pak frymë
Po të atij universi
Sesi më qeshet sa herë fluturoja
Frymëflutur për një përqafim
Për Ty për mua
I shtrenjti
Babi im
Ç’gëzim
Ky kujtim
Që mund një pikëllim

Golumja jote

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT