Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi-Mendjembledhur

Marigona Kelmendi-Mendjembledhur

Kalëro rrugëve të botës
Ndalo aty-këtu aeroporteve
Me bagazh të kufizuar
Kontrolle të detajuara
Shprishur mendimesh
Ndaj ngurruar kam
Para çdo udhëtimi
Rrugë të shtruara me mall
Edhe pse vendlindjen
Marrë e kam me vete
Me aromën e kopshtit
Ndarë grupe-grupe
Sipas stinëve motit shiut
Dhe bardhësi bore komplekse
Njerëz më jepni pak lëmoshë
Kohe që po më ikën fluturimthi
Siç lëviz struktura e një atomi
Hapësirave pa fund universi
Bërthama jam unë e ti
Çfarë je ti që linde diku dikur
Por kjo është tjetër temë
Që do të shënohet lapidarëve
Letrave epitafeve
E di se shumë i deshe numrat
Shifrat kodet fjalëkalimet
Mos i numëro por fito edhe pak
Se pak jetë mbetet në jetë
Zërat i gjallëron pranvera
I pjek vera përcëlluese
Trok trenash merr botën në sy
Dhe thyen heshtjen në sytë e mi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT