Monday, April 6, 2026
BallinaVitrina e libritMarigona Zekaj-Nën qiellin tënd

Marigona Zekaj-Nën qiellin tënd

Ti je qiell mbi shpirtin tim,
dritë dhe diell mbi dashurinë.
Ngrohtësi mes erës dhe
trishtimit tim.

Diell i ëndrrave të mia,
rrezon edhe atëherë
Kur është në distancë
dashuria

Më fal nëse s’jam aty
kur ti më pret dhe ëndërron
Nga unë një përqafim.
Më fal edhe atëherë
kur jeta është trishtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT