Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku-Fati yt...

Marissa Rrasa Ashiku-Fati yt…

Fati yt…

Fati yt
bie si ujëvarë në jetën time,
vërshon i ftohtë
dhe shkumon mendimet e mia të bardha,
e etur, mbush një amforë,
me ujin e freskët që rrjedh nga buza jote.

Dua të pi, por jo sot,
të pi kur të ndjej që shpirti po më thahet
për ty,
të pi për të freskuar harresën,
sa bukur më kanë parë sytë e tu…

S’dua të harroj fjalën që më pëshpërite në heshtje,
sy më sy,
ende vallëzon në kokë,
si gjethe që bie në flokun tim
dhe më zbukuron,
pa e ditur,
unë mburrem…
….më do….

Dashuria ma përmbysi logjikën
dhe e zgjidhi enigmën e fateve të pafat…
ti ende më përket…
… unë ende të dua,
si më parë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT