Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritNeviana Shehi-GRUAJA MBI URË

Neviana Shehi-GRUAJA MBI URË

GRUAJA MBI URË

Gruaja me vathë të kuq
vjen dy herë në javë mbi urën tonë
hedh një këmbë mbi parmak
dhe rrëmben një lule kacavjerrëse
që varet mbi lumë


Edhe pse ka diçka enigmatike në veprimet e saj
rrezet e diellit që e ndjekin nga pas
i bien atë çast mbi vathin e majtë
duke krijuar mbi to një shatërvan vezullues
të njëjtë me shatërvanin vathëve të Margaret Grubber
kur shëtit mëngjeseve mbi urën Sant Mishel


Mundet që të jetë ky çast
kur unë e braktis leximin
dhe harroj të palos faqen ku e lashë


E kuptoj se ky është një çast i veçantë dhe
efekti shatërvan ndikon dhe mbi mua
sepse edhe mua më pëlqen kaq shumë
loja e diellit me vathët


Dikur
edhe unë kam pritur dikë
vite të tëra mbi atë urë
Gruaja që lëviz dy herë në javë mbi urën tonë
ka portretin tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT