Oh… ne gratë..!,
një gjë e vetme;
… një pemë e lartë!
Duar të thara
që presin trungun në palcë,
harrojnë si u mboll jeta,
parfumi i luleve
mbetur në lëkurë,
ua burgos ndërgjegjen në grackë …
Ndjenjat e përzhitura në përçmim
mbështillen në rrënjë,
mbijnë
lart e poshtë
konturit të derës së jetës
dhe çelin filiza të rinj…
Fara e tërbimit
ngjizur trungut
jeton mbi degëza të holla,
pohimi i një zemërimi
ka emrin e pagëzimit,
dora e saj e ngrohtë
zbut inatin, në lëkurën e vuajtjes,
ngjyrë të artë
në pemën e lartë..!
