Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku-Tërmet...

Marissa Rrasa Ashiku-Tërmet…

Tërmet…

Lëkundet bota
si një djep ‘i zvogëluar ‘,në kohë
korniza me foton e gjyshes
ra prej muri,
gozhdë e ngulur keq, në moshë,
një ofshamë malli
rrokullis dhimbjen në mungesë.


një pik lot rrëshket
mbi kujtimin e gjallë,
shamia e saj, ruajtur si thesar,
ma fshin lotin njësoj,
si dorë e saj dikur…
era e të shtrenjtës më thyhet mbi qerpik,
tërmeti vazhdon… më shkund qenien…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT