Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Musaraj-Gruaja

Marjeta Musaraj-Gruaja

Kjo krijesë hyjnore, ku buron mirësia,
Është:
universi, sfera dhe biosfera.
Është:
Loti, dhimbja, gëzimi, dashuria.
Është:
Kënga, vaji, dasma, dimri dhe pranvera.
Është mëkati, është dhe shenjtëria.
Gruaja është ngahera shpirti i botës njerëzore.
Është ferri dhe parajsa, është nata dhe dita, errësira dhe drita.
Është lufta dhe paqe, mjerimi, lumturia.
Është pendimi dhe falja, lutja, mëshira, e tërë orbita.
Është tokë e shterpët, është fusha pjellore.
Është gati, Perëndia!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Armenida Qyqja

Poem by Suela Bako

Poem by Pem’za Peso: 

Poem by Luis García Montero: