Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Abstrakte...

Marjeta Shatro Rrapaj-Abstrakte…

Abstrakte…

Mes të perceptueshmes

dhe të pakuptueshmes

Platoni e pohoi sferën e tretë

të takimit të shpirtrave të ajërt

përmes shikimit të mprehtë,syve zhbirues

e depërtimit në brendësi të rrezeve,

në thellësitë e padukshme,

si drita brenda prizmit,

i cili e përthyen i tejngopur

e që jep aq sa merr

për ruajtje të ekuilibrit,

të arketipit të përsosur

brenda të papërsosurës,

ku virtyti brenda frymës

unifikon Njëshin

brenda qiellit që sheh me mijëra sy…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT