Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Mendim apo imazh?!

Marjeta Shatro Rrapaj-Mendim apo imazh?!

Mendim apo imazh?!
Ti je,krizantemë e heshtur malli
në sytë e blertë pranverorë,
që vesojnë trishtimin e mungesës,
përhumbur kupës së kaltër qiellore,në ëndrra kumti.
Ti mendim i përflakur,imazh i tretur,
mbetur cepave të kujtesës.


Ti je dehje prej dhimbjes së stinës,
shkujdesje e kuptimit të jetës në agimet e reja,
që tingëllojnë fjalët e erës serenatave të trishta,
deri në lutjet muzgore,të thyerjes së shikimeve,
netëve që lëkundin drithshëm vetveten.
Je a nuk je ti dilemë bukurie shqisore?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT