Në cepa lotësh…
…Pritja loton në sy,
e ti digjesh në vetmi.
Jeta ngrihet mbi lot e plagë
e mbi vajin e dashurisë.
E kotë heshtja në dhimbje,
në vitet e humbura,
në të përditshmen e pakuptimtë.
Plaga e shpirtit pëlcet
në vargun e dhimbjes së madhe.
Ëndrrat zbehen në cepa lotësh.
Etjet e pathëna,të pëshpëritjeve
në muzgje të heshtura.
Vuajtje prej gjuhës së tingullit të shkronjave.
Përpëlitje në bohemi ëndrrash,
Kërkim fjalësh në pesë gjuhë,
Ngatërrim mendimesh.
Në heshtje,Jeta rënkon…
