Pa frikë…
Kush jeton të tashmen,
nuk tmerrohet prej së ardhmes,
sepse rrëzimet,plagët
na bëjnë më të fortë,
të mos trembemi nga stuhitë,
të mos dorëzohemi asnjëherë,
se jeta është njëlloj për të gjithë,
diferencën e bën përballja e secilit.
Vetë jeta na mëson të dallojmë
vogëlsirat nga gjërat e rëndësishme.
Të jetojmë çastin pa u përgjumur,
pa rënë në plogështi të tepërt vullneti.
Me besim,buzëqeshje në buzë
të ngjallim shpresë për veten dhe të tjerët.
Misioni ynë të jetojmë të lirë e pa frikë
