Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-DHIMBJE SHPIRTI

Marjola Salataj-DHIMBJE SHPIRTI

DHIMBJE SHPIRTI

Me lot e lava unë pragun tënd
në gji mbështolla pafund kujtime,
veçse e zbrazët në shpirt unë mbeta,
Si foshnja pa nënën ,jetime.


Sa shumë mund dhe sakrifica
të të gëzoja ,fole e shtrenjtë,
sado e vogël ,sa një kuti
ti brenda mbaje një bot të tërë

.
Prej dashurie i kishe muret,
me zërat brenda si jehonë
por lamtumirën shumë shpejtë ta dhamë
ashtu qe shkruar ky fati jonë.


Ishte vet fati ,pas ne e ndoqëm
në vend të huaj, kërkuam shpresë
por shkuan vite ,dimre behare
mbeti dhe zemra ,ndarë në dy pjesë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT