Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-SHTËPIA JETIME

Marjola Salataj-SHTËPIA JETIME

E gjeta shtëpinë të lënë pas dore
Të heshtur të ftohtë ashtu akullnajë.
Nga dhimbja dhe muret qenë plasaritur
Aty ku mungonte fryma e sajë.


Mbi komon e vjetër mbuluar nga pluhuri
Vizitova një zemër, pika loti më ranë.
Me veten pëshpërisja as vet sedi ç’thoshja
Pa të nuk ishte ,njëlloj si më parë.


Jetim mu duk çdo send i dikurshëm
Ku dora e nënës kishte kohë pa i prekur
Mbi kornizën që varej ai portret i artë
I thashë veç dy fjalë!Pa të çdo gjë ka vdekur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT