Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-UDHËTOJ ME KUJTIME

Marjola Salataj-UDHËTOJ ME KUJTIME

UDHËTOJ ME KUJTIME

Dielli fshehu rrezet, përtej në horizont,
Era buz detit seç mé përkëdheli,
Nata mbi qytet, filloi té bjer,
Dhe befas në shpirt,ndjeva një dehje.


Për disa çaste, udhëtova largé,
Në një kohë të shkuar e në tjetër tokë,
Kur perëndimet çdo ditë i prisja në oborr,
Nëpër stolat e avllis me kujtime plotë.


Aty nën hijen e dardhës, hijerëndë,
Nën hijen e hardhive, në avllin plotë aromë,
Aty qetësia të rrëmbente në gji,
Gjyshi im duarartë, kishte stolisur çdo cep me dorë.


Nostalgjike u bëra dhe loti pikoi,
Por dhe pse me lotë, pash veten buzëqeshur
Në një kohë të artë, udhëtova mendueshëm,
Dhe me shpirtin plotë, dallgët përshëndeta.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT