Ti ishe nga qyteti e Dashur,
Dhe uné nga njé fshat andej,
kur vjen ti ,qetésohen dallget,
me ty detin e kapércej.
Edhe deti fle né mbrémje,
né drité té yjeve valézuar
ti e dashura ime e zemres,
si njé flutur krahèshkruar.
Drité e hénés pérmbi deté,
porsi flokét ngjyré flori,
né drité té yjeve e zé té lehte,
kénduam pér dashuriné.
Uné e Dashur jam me ty,
fryné njé fllad népér kujtime,
flokét tuaja ,pérmbi sy,
po e zgjojné , éndérrén time.
Njé eré malli fryn sérish,
dallgéve zemrén e kam léné,
pérséri tek uné do vish,
sapo nata té keté réné.
Kam njé mall pér vendin tim,
Dhe pér fushat rreth e reth,
dhe pér bjeshket né agim,
kur lind dielli né méngjes.
Horizontit atje larg,
dielli lahej pér mbi deté,
pér ty thura né çdo varg,
kur preka, téndin gérshet.
Dhimbjet tona u shéruan,
vjeshta erdhi pa trishtime,
shpirtrat tané u dashuruan,
u shkrinë ngricat zemrés time.
Kur té ndizét qielli lart,
moj e bukura né shtegtime
do çelin lulet népér park,
trandafilat zemres time.
