Pranvera, ka hapë gjelbërimin,
lulet kopështet kanë zbukuruar,
dielli ngrohë të gjithë njerzimin,
ndriçon tokën e bekuar.
Këtë vit dimri ,qe i ftohtë,
kanë prerë pyjet i kanë djegur,
njëri tjetrin të mbajmë ngrohtë,
se dashuria nuk ka vdekur.
Demonët mbi tokë janë shtuar,
shumë lugetër ,me bark ariu,
u ka hyrë shpirtë i mallkuar,
s ‘ngopen kurr me gjak njeriu.
Janë shtuar dhe miliarderët,
e me miliarda po varfërohen,
sytë njerzimit ,po ja nxjerrin ,
vetëm për vehte pasurohen.
Mi leni gjithnjë dritaret hapur,
se pasurinë se kam në xhep,
hapni dyert ju zemër zbrazur,
mos i mbyllni ma me çelës.
Zoti ende nuk ka vdekur,
u derdhën fushave lumenjë,
qentë ndër sheshe duke lehur,
popujt në varfëri kanë mbetë.
Vrapon njerzimi ,mbas parasë,
e pasuritë ,kanë rënë në gjumë,
ka rënë , dhe vlerë e fukarasë ,
zgjojeni botën ,se po merr fund.
