Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMark Gjetja -Mos e Harro Dashurinë.

Mark Gjetja -Mos e Harro Dashurinë.

Dashurinè se harroj dot,
se është dhimbje e dëshpërim,
se harrova , dje as sot,
dhe pse larg atdheut tim.

S’gjéj askënd të ngjajé né jeté
as kur pranvera ngjyrat veshé,
aty e ndjejé dhe vehten mbret,
kur té shoh ty si princeshé.

Né horizont ,dielli lëshon drité,
e uné vazhdoj ,né énderrim,
me dashuriné ecin dhe vitet,
acaré kish réné né shpirtin tim.

Ti përsëri gjindesh larg meje,
zemra mbushé me brenga ploté,
si një ylber që del prej reje,
si meteor shkëlqen dhe sot.

Me syté e tu gjithënjé jam ndeshur,
né fusha male ploté gjelbérim,
si dielli rrugëve ,mè ke buzëqeshur,
kur zgjoheshim herét né agim

Nuk munda dot té rri pranë teje,
se jeta kish ploté véshtirési,
si dallëndyshe u ngjita reve,
e mora rrugët në arrati.

Kur qiellit mora fluturimin,
dhe vendit tim kéthehem sérish,
fryné eré e ftohtë e emigrimit,
mbi prehérin tim ,të pres té vish.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT