Në Aeroporte.
Emigrantë ku sundon heshtja,
presin radhën për tu nisur,
zverdhen pemët e rénkon vjeshta,
gjethet shkund tokë e braktisur.
Nëpër dyer të emigrimit,
rrugët tona kurr s’jané ndaré,
fryhen retë prej dëshpërimit,
derdhen loté margaritaré.
Ushtojnë dallgët néper dete,
gjerë në male vjen ushtima,
një çante shpinë mbanë me vehte,
zemra thyer copa e grima.
Hallet shtohen gjerë mbi re,
i shkund era dot si ndalé ,
porsi shi që bjen mbi dhe,
ikën detit përmbi valë.
Përsëri një ditë pranvere
do ti kthehem vendit tim,
ku reze dielli mé zgjon herët,
mé jep drité e përqafim.
