Saturday, December 27, 2025

Matrapazët

Xhoni dhe Majku ishin dy vëllezër dhe e siguronin jetesën me një biznes rrobaqepësie, ku qepnin dhe shisnin veshje nga dora e tyre. Përveçse profesionistë të mirë, ata ishin dhe tregtarë të zotë në promovimin e mallit.Kështu, sa herë që hynte një klient, Xhoni shtirej sikur kishte probleme me dëgjimin, prandaj dhe e thërrste Majkun që qepte në katin e dytë:”Majk, sa kushton filan kostum?”Majku, nga lart përgjigjej:”Pesëdhjetë dollarë!”Xhoni:”Sa? Se nuk dëgjova mirë!”Majku ia përsëriste përsëri:”50 dollarë.”Pastaj, Xhoni i thoshte klientit:”Njëzet dollarë zotëri.”Klienti bënte shpejt pagesën dhe largohej i gëzuar, se ja kishte hedhur.Në fakt, ai kostum nuk kushtonte më shumë se dhjetë dollarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT