Mos më mallkoni, o njerëz!
Nëse fati im, rrokullisi
Greminës shumë shpirtra…
Dhembshurisht ua mori një pjesë jete
Që e pritët si ëndërr të mrekullueshme
Që ua dhuroi Perëndia
Dikush më uron tërë jetën
Dikush edhe më mallkon
Unë mbytem n’lotin e greminës sè mallkimit
Besoni, s’kam fare faj
Mos më ngarkoni me atë peshë
Se brenda shpirtit tim më rëndon…
Janë shumë pjesëmarrës
Që zgjedhin një fat; Kujdes, pra!
Se hyni n’mëkat
Nganjëherë ndërtoj monument pavdekësie
Oh, nganjëherë bie n’kurth!
Të një fati- dhembshurie…
