Wednesday, February 25, 2026
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-GJUHA E ZEMËRUAR

Maxhun Osmanaj-GJUHA E ZEMËRUAR

Një ditë Gjuha Shqipe,
Shpërtheu e mllefosur,
Pse ca shqipfolës,
Më kanë damkosur?!

Kur flasin dhe shkruajnë,
Fjalë të huaja përdorin,
Gjuhën e ëmbël, të lashtë,
Keq po e shpërdorin.

Sa e sa burra t’kombit,
Burra të arbër- dheut,
Mbrojtën me gjak, shqipen,
Që nga koha e Skënderbeut!

Kujdes, kujdes, të gjithë!
Shqipja, fjalë të huaja s’pranon!
Kemi një fjalor të pasur,
Ndryshe, ajo na mallkon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT