MUNGESÈ
E pashè njè ditè nè kopsht,
Me njè zè tè shtjerrè, i thèrriste zogjtè e uritur,
U hidhte thèrmia buke nga duart e lodhura,
Njè yl mèngjesi e kishte harruar,
Bisedonte me ta si dikur me nipa dhe mbesa,
Ata e rrethonin, se gjuhèn e kishte tè amèl,
Po fjalèt kishin çakordim me cicèrimat e tyre,
Krejt zèra tè tjerè pèrcillte dita,
Pranverèn e donte shumè ai plak,
Por dimri i acartè dhe hija e mortjes e kishte rrethuar parakohe n’shpirt,
Fshehtas zogjve, donte ta merrte,
Njè ditè, jo larg, ia pashè fotografinè,
Nè shtyllèn elektrike, dhe njè njoftim mortor,
Me vete thashè: e paska harruar pranvera e jetès, sot!
Udhètimi i lodhur e paska tradhtuar nè tokè,
Nè qiell e pritka njè stacion, e pritka njè Parajsè- Zot,
Atè rast, pashè shumè zogj nè qiell pas funeralit tè tij,
Shpirtin ia mbuluan me lotè…
