Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-Rrjedhè

Maxhun Osmanaj-Rrjedhè

Rrjedhè

Le tè rrjedhin hajnisht pa mua
Ditèt, vitet, shekujt
Shporta e shpirtit nuk do tè shprazet kurrè
Unè do tè mbetem frymè e pèrhershme
Ty do tè fal trofe stinèsh- kujtim
Edhe nè mes mugètirave, tèrmeteve, dallgève
Do tè tè befasoj me njè dhuratè- ndriçim


Arkivi ynè nuk do
tè myket
Do ta ruaj nè sytè e kujtesès
Nuk do tè pranoj kurrè vèrbèrim
Afshi i njè zjarri tè zjarrtè


Nuk do tè na djegè
Do tè na ngrohè pambarim
Vitet do t’i pèrcjellim pa ndonjè mallkim
Se koha di t’ì dhurojè secilit shèrim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT