Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMaxhun Osmanaj-Sot

Maxhun Osmanaj-Sot

SOT
Sot të gjitha gëzimdhembjet i mora me vete
pikëtakimin e fshehtë e shënova diku
kam etje për fluturim…
dua ta puth


tërë kaltërsinë e qiellit
të bëhem vetëm zog
mos të ballafaqohem dhe kacafytem
me mëkatarët e kësaj toke


sepse mund të dënohem edhe unë
vetëm qielli i pafund
bashkë me universin dhe eklipsin e dëshirave
ndoshta më japin rritë-jetë


më thërrasin për një fluturim t’qetë
vetëm ti më prit në nisje
të hyj në gjirin tënd


cicërimat e jetës t’i dëgjojmë bashkë
se lëngatat e përditshmërisë
kanë ndryshuar edhe një kor gazmor
që ndonjëherë më mashtronte udhëtimit tim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT