Vjeshta ka sytë e mêrrolur, shpeshherë
Me re dhe pamje të ngrysur zgjohet
Edhe diellin dikush ia merr
Por, prapë fryma e shpirtit i hetohet.
E ngacmon ndonjë erë e fort me shi
Si të ndrojtura rrinè gjethet me frikë
Mos trupin e drunjve ua lè lakuriqësi
Fluturojnë kahmos gjethet ditë për ditë.
Unë vjeshtën kurrë s’e kam mërzi
Se i kam shijuar dikur shumë stinë…
Koha dhe ikjet bartin një mall- fshehtësi
Kënga e kohërave ka humbur melodinë…
Një zë më pyeti për sqarim:
Në mos kam rënë n’oqeanin e pikëllimit?!
Jo, jo, i thashë, e ke gabim
I bëhem shok çdo dite plot vrull- agimit …