Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, nuk e ka mohuar që Inter po kalon nëpër një formë të mirë, por ka thënë se skuadra e tij është kampione në fuqi.
Dy skuadrat pritet të ballafaqohen në finale të Superkupës së Italisë që do të luhet të hënën në Riad.
“Do të përballemi me Interin në momentin e tyre më të mirë, duke bërë mirë do të na jepte edhe më shumë besim për pjesën tjetër të kampionatit. Ata janë në momentin më të mirë të sezonit, por të mos harrojmë që unë drejtoj kampionët e Italisë”, ka thënë ai. “Me fitoren e titullit, Napoli tashmë njihet në të gjithë botën. Në karrierën time njëzet e tri vjeçare kam mundur të fitoj dy trofe, shpresoj të fitoj edhe këtë herë. Skuadra është gjëja më e rëndësishme, ata janë djem të mirë, të rinj që kanë fituar titullin, por duhet të përfitojnë nga mundësia për të fituar këtë trofe.
