Udhëtoj nër vendet e pashkelna,
t’panjohuna….
kur drita e nji bote asht fikë,
nata ushqen urinë teme…
si shtojzavalle endem n’qytetet e braktisna,
me rrugë t’shtrembta,
rrugë kryqe ,t’fateve t’vobekta t’shpirtnave pa paqe.
Endem…!
Tuj e ditë se muret e tyne ashkla..
para kambve t’mija mblojnë hije,
t’nji t’kalueme t’pa’emën.
Kërkoj pak shpirt …
atje ku tesh gdhin dita e re,
e panjollosun,
prej mëkateve t’ne mëkatnorve,
q’i lutna tuj adhurue djallin,
falna tuj dasht t’ligën,
e hiqna si Zota n’nji botë mëkatesh.
Po iku…!
me kërkue krojet e jetës,
n’andrrat e pafajshme,
ku tesh prej mejet ka mbetun kaq pak,
tek-tuk naj ndenjë e kullueme,
pa idhnimin e zemrës.
Kam marrë pak tesha,
kjo jetë ( pelerinë) m’peshon mbi shpatlla,
si kohë tesh e zbutun prej ikjes,
veç hijen teme q’i m’ndjek,
tuj m’kallzue se jam nji shpirt i parehatuem.
Qeshi e kjaj…
kjaj e qeshi…
Tuj e ditë se kjo jetë asht nji gotë e përzieme,
ku ka pak lumtuni,
e shumë ligësi,
shpirtna si unë t’parehatuem,
t’zhdeshun prej botës e prej jetës t’truemë.
Po iku…!
me dasht vedin e me i dhanë çka nji ditë i mohova,
(Se gotën e përzieme e piva e deri tesh në gjysë jetova)
( po gjithçka ka SKADENC).
me dhanë, pa marrë kurrë,
e sot po due me dhanë për Mue.
MA E FORTË SE FATI.
Kurrë nuk ju përula as dhimbjes, as lotit,as sju përula vdekjes,
ajo m’preu rrugën disa herë e ndoshta prep sod,ndjek hijen teme kët e di,
përulem vetëm para nji Perëndie q’i quhet:Zot ,
lutem për shpirtnat e mirë ,falem e tëra për dashni.
Prej gishtash t’mi m’rrëshkitën me kohën shumë andrra,
prej syve e di t’kem derdhun nji Oqean me lot,
kur ligësija e dhimbja rrahnin trupin tem e n’pjatë m’shtronin zhgënjimin,
bijsha,rashë mijë herë e ma shumë se kaq u ngrita ,ma e Fortë.
Fatin e mora para mejet e vara n’fotografinë e zhgarravitun me dhimbje e lot..
e rraha,m’rrahu,u bamë miq e armiq t’pabindun
(po se dhimbja s’t’vret ,t’ban ma t’fortë),
se zemra jeme asht qiell i pafund e shpirti shkamb i lindun.
Po,ndjej mbrenda mejet nji forcë q’i përditë rritet si Shpresë,
e për kët rrahjet e fatit q’i kanjiherë presin rrugën tande si kam frigë,
se karakteri jem kaq i brishtë n’dukje,asht si dielli q’i çil n’nadjen me vesë,
( asht andrra ma e bukur q’i vjen prej kah çil drita e kah vëjnë dorë Perënditë).
MIJË MOTIVE.
Me pritë n’nadjet e brishta me pa’e diellin q’i m’puthë lëkurën e butë,
me ndje erën kur eci n’rrugët e zbrazna ,kah lot me flokët e mi,
me prit mbramjen e paqtë q’i shpirtin m’zbutë,
e me u prehë n’krahët e tu q’i m’rrethojnë n’dashni.
Me rrokë andrrat ,kur kolovitem n’kohna t’bukra,
me prekë lulet ,brishtsinë e tyne me e dasht,
me e lezetue at ngjyrë magjike t’qiellit,
me u ba fëmijë e me nga’e vrep përjasht.
Me dasht dimnin edhe pse i akullt,
me thur mijë vargje afër nji (komini),
me puth amël buzën tande deri n’nadje,
deri kur t’ket zbardhë dita e t’ken çilë sytë njerëzimi.
Me ecë tanë gaz e hare nëpër rrugët e zbrazna vetëm,
o me humbë përmes turmave q’i t’vjedhin kahdalë,
me këndue nën za kangën e Ëngjëjve,
e me lshue brimën e shpirtit tek pret prandverën me dalë.
Kanjiherë ndodh q’i jeta t’hjek shumë e zemrën t’smunë,
t’merr ( xhanë t’shpirtit) e t’hedh tutje ,tej, matanë,
po Jeta ,ah kjo Jetë q’i t’nepet veç nji herë,
( E UNË me e jetue MIJË MOTIVE ,kam).
