Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me poeten Selvie Kadriu

Mbrëmje poetike me poeten Selvie Kadriu

MËRZI

E shoh se të humba

E unë nuk e di

Nuk munda

Apo nuk doja

Të të ndali ty

Ishte mërzia ime

Apo ndjenjat e shuara

Për ty

Zemra më dhemb

Nga ajo zbrastësi

Që unë tash

E ndjej për ty

Por më e rëndë ishte

Kur unë mendoja

Se të kisha

E më mbyste

Ajo mungesë e jotja

Në këtë mërzi

ËSHTË KJO DHEMBJA IME

Ti kërkon ta dish

Pse vargjet e mia

Kanê kaq shumë dhembje

E unë nuk mund ta tregoj

Është kjo dhembja ime

Që vetëm mua më takon

Një dua ta them

Do të doje ta dije

Por jo edhe ta përjetoje

Sepse e di që ti më

Nuk do të doje

Ti lexoje ato vargje

Që i shkruaj unë

KUR TI TË KTHEHESH

E di unë, nuk do të jem aty

Kur ti të kthehesh

Dhimbjen që ti do ta ndjesh

Unë tashmë e ndjeva

Ashtu si ti më doje

Nga toka

Deri në qiell e prapa

E ti do të ndihesh

I humbur në zbrasëtinë

E asaj hapësire

E cila dikur

Të merrte frymën

Me dashurinë time

Të pa fund

VETËM NJË HERË

Nuk dua ta mendoj

Ditën e sotit

As fjalët tua

Që kaq shumë më lënduan

Nuk dua ta mendoj

Buzëqeshjen tënde

Zërin që kaq shumë

E dua

Lotët më pikojnë

E unë e luaj të humburën

Një është e sigurt

Një dashuri

Mund ta ketë

Vetëm një shtëpi

E tash këtë

Duhet ta zgjedhësh ti

Por dije o Diell

Mua mund

Të më humbësh

Vetëm një herë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT