Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me poetin Haxhi Muhaxheri 

Mbrëmje poetike me poetin Haxhi Muhaxheri 

RREZELINDA

Sa herê që lind dielli

atje diku në Dibër

çel një lule

me emrin Rrezelindë

Ajo lule e fildishtë

ushqen rrënjët

në dy dete

që prajshëm

përkunden në sytë e mi

ZBRAZJE ARMËSH

Eja e dashur

eja o shpirti im

të zbrazim dhe një herë

të gjitha armët e fshehura

që të mos i zë ndryshku

Eja bre

eja se veç një zot e di

a do të kemi më kohë për dashni

Aresi prapë është çmendur

dhe mbi kokë mban helmetën.

PA SHËN VALENTININ

Në Ishullin Eta

bëhet dashuri kozmike

dhe kurrë nuk flitet

për Shën Valentinin

Atje Perëndeshave

përditë u jepen Lule Zemre

dhe çokollata me lajthi

Te dashuruarit atje

ushqehen më bioëmbelsira

mjaltë buzësh dhe reçel fiku

Atje njerëzit ngrohen

nga zjarr i dashurisë

përqafimet ledhatimet

Atje bre – atje edhe Perënditë

japin shpirt duke buzqeshur

dhe psherëtimat bëhen simfoni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT