Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me vargjet e poetes Rudina Muharremi Beja

Mbrëmje poetike me vargjet e poetes Rudina Muharremi Beja

Dallëndyshe
Ndoshta secili prej nesh ngjan me një dallëndyshe,
që rend me trishtimin mbi pendë,
të një lamtumire,
për t’u kthyer sërish…!

ODISENË PRET?
Dheu im – në vend numëro…
Gjithë ditën qëndis pëlhura si Penelopë,
I shqep netëve, të tëra.
Rrëzë lisit me thinja t’ bardha,


vitet i kthen n’rrënoja
pa frikë e dert…
A thua Ti dheu im,
Odisenë pret?!

ËNDËRR…
Sa e çuditshme!
Ka kohë që më shfaqet e njëjta ëndërr
e më luhat,
sikur mbi prehjen time
poshtë një selvie që qiellit zgjatet
udhën humbur verbërisë së beftë,
shpupurit plisat e lule mbjellë,
dikush,
që për së gjalli,
s’di në më ka dashur ndonjëherë…
Sa keq që më pas ëndrra më braktis,
e mjergulla imazhin bitis…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT