Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me vargjet e poetit Sinan Kërpaçi

Mbrëmje poetike me vargjet e poetit Sinan Kërpaçi

ATDHEU I GJALLË

Fëmijët,

fëmijët e pallatit tim i lanë lodrat,

presin sa të rriten

që të ikin,

të marrin rrugën për “tutje”,

andej nga ka dalë në rrugë

atdheu i uritur.

Të vegjëlit,

të vegjëlit e pallatit tim

më bëjnë të qaj

për fëmijërinë ndryshe:

mendojnë si të rritur.

Ikje, ikje, ikje pambarim,

të merr malli për fjalën “kthehu”.

Fëmijët rriten,

bëhen burra dhe ikin,

pas mbetet i gjymtuar atdheu.

Një ditë edhe unë

do ta braktis pragpensionin

në pallatin gërmadhë,

do shkoj të vdes atje

ku po ikën atdheu,

atdheu i gjallë.

TA BËJMË RRUGËN BASHKË

Te erdha, o nene, te erdha si vjen djali

me fjale pak e me lule shume

te mermeri i Tufines,

ne preher Dajti.

Kukulla ime e vogeluar

nuk eshte varr

ai qe lartohet si piedestal,

ku ngriheni Ju te perkulem une.

E shkrepa nje foto me telefonin tim:

ta bejme rrugen te dy bashke

ne kthim,

o e bukur.

Si u vogelove

kur dole nga shtepia dhe “ike”,

si u bere kukull!

ME LIRINË TIME NË BORD

Bashkëshortja me hekur në dorë sa ma tha

se e kam gati uniformën e burgut,

djali po sa ma tha se do vijë të më presë

te dera e blinduar e hijerëndit

pas turnit tim të dytë,

vajza po përsëri me pyetjen

dhe sa kohë do vazhdoj në këtë punë…

Gati të dal nga shtëpia për të dytin e vonë

vjen radha të përgjigjem unë:

të shtrenjtët e mi, ju e dini mirë,

se unë jua kam thënë edhe më parë

dhe e përsëris me brohoritje gjithmonë:

në qiellin e hapur të burgut tim buzë Erzenit

është një korridor tepër i gjatë

ku fluturojnë e fluturojnë avionë

me lirinë time në bord që ma jepni Ju.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT