Erling Haland vazhdon të vendosë rekord pas rekordi, sidomos në Ligën e Kampioneve e cila është kthyer në turneun e tij të preferuar. Sulmuesi norvegjez shënoi 5 gola në ndeshjen e sotme ndaj Lajpcig, duke u bërë lojtari i tretë në histori pas Mesit dhe Luiz Adrianos që realizonte këtë shifër në një ndeshje të vetme.
Ai arriti sot kuotën e 33 golave, duke u bërë sigurisht lojtari më i shpejtë që e bën një gjë të tillë, me vetëm 25 ndeshje të luajtura në këtë turne. Jo vetëm kaq, por ai u bë edhe lojtari më i ri që arrin kuotën e 33 golave në Ligën e Kampioneve, në moshën 22 vjeç e 236 ditë.
Duke arritur kuotën e 33 golave në këtë turne, Haland tashmë ka kaluar disa legjenda të futbollit që si Trezege, Klaivert, Kaka, Eto’o, Rusi, Luis Suarez, Roben apo Van Persi, pa harruar këtu edhe lojtarë që janë ende në aktivitet si Grizman, Xheko, Mane apo Sterling.
