Saturday, December 6, 2025
BallinaSportMe Xhakën në qendër, Zvicra prezanton fanellat e reja për Botërorin 2026

Me Xhakën në qendër, Zvicra prezanton fanellat e reja për Botërorin 2026

Zvicra ka zbuluar fanellën e re të Kombëtares për Kupën e Botës 2026, duke përdorur imazhet e Granit Xhakës si fytyrën kryesore të prezantimit.

Uniforma e re vjen në një nuancë të kuqe të ndezur, të plotësuar me detaje të bardha në jakë dhe anash, ndërsa dizajni i saj është frymëzuar nga elementi grafik i pasaportës zvicerane.

Kapiteni Xhaka e ka përshkruar fanellën si një simbol të “unitetit dhe vendosmërisë”, duke theksuar se objektivi i Zvicrës për vitin 2026 nuk është vetëm pjesëmarrja, por edhe dëshmia se ekipi renditet mes më të mirëve në botë.

Një risi e veçantë e uniformës është efekti nën dritë UV: logot në pjesën e gjoksit marrin një shkëlqim në nuancë të kuqe neoni, detaj që nënvizon stilin dhe përkushtimin karakteristik zviceran ndaj punës së imët.

Fanellat e reja pritet të debutojnë në fushë në ndeshjet ndërkombëtare të ekipit të meshkujve në fund të marsit 2026./Rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence