Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit, Faton Hajrizi është likuiduar.
Ai ka thënë se vrasja e tij është kryer në afërsi të Lloznicës.
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e një polici dhe plagosjen rëndë të një tjetri në Loznicë.
Sipas mediave në Serbi, ai u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku gati 40 orë më parë dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliq.
Siç raportohet ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtënash në drejtim të policëve.
Sipas mediave ai ka qëlluar në drejtim të policëve që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin.
Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e të vrarit. Ndonëse identiteti i tij mbetet ende i pakonfirmuar, raportohet se bëhet fjalë për Faton Hajrizin.
