Sunday, April 5, 2026
BallinaSportMediat spanjolle: Fisnik Asllani, shihet zëvendësues ideal i Lewandowskit

Mediat spanjolle: Fisnik Asllani, shihet zëvendësues ideal i Lewandowskit

Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në verë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, së fundmi “SPORT” – ylli i Kosovës shihet si ideali për ta zëvendësuar polakun Robert Lewandowski, e ardhmja e të cilit mbetet komplet e pasigurt.

Gjithnjë në bazë të raportimit, Asllani shihet si lojtari ideal për të rritur nivelin e skuadrës edhe më shumë në aspektin ofansiv, për të kombinuar pranë Lamine Yamal.

Profili i tij përshtatet më shumë si një sulmues modern, që arrin të lëvizë mirë jashtë zonës, lidhet me bashkëlojtarët dhe krijon avantazhin në pjesë të ndryshme të fushës”.

“Aspekti ofansiv e bën të lehtë ta imagjinosh duke luajtur pranë një Lamine Yamal, që është “djallë” në krahë”.

“Pastaj, e ardhmja e Lewandowskit mbetet në ajër. Asllani mund ta zëvendësojë ose edhe të mësojë nga polaku në një periudhë të shkurtër”, raporton mediumi katalunas.

Edhe në aspektin financiar, transferimi shihet si mjaftë i mundshëm meqenëse Barcelona e ka kontaktuar menaxherin Ayman Dahmani, ku kanë mësuar se klauzola e lirimit është nën 30 milionë euro.

Asllani ndërkohë ka qenë i qartë së fundmi në intervistë për media, ku nuk ia mbylli derën Barcelonës por deklaroi: “Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj flasim kur të mbaroj sezoni”.

Përndryshe, interesim për Asllanin kanë edhe gjigantët gjermanë si Bayern Munich e Borussia Dortmund./Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT